Vllaznia surprizohet në Ballsh. Në stadiumin ‘Adush Muça” Bylis i Nevil Dedes arrin të mposht skuadrën shkodrane me rezultatin 1-0, në sfidën hapëse të javës së 15 të kategorisë superiore.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga nigeriani Malomo në minutën e 10 të pjesës së pare. Pavarësisht përpjekjeve të shkodranëve, të besuarit e Brdariç nuk mundën dot të evitonin humbjen, duke humbur njëkohësisht edhe mundësinë për të shkuar përkohësisht në krye të klasifikimit.

Ndërkohë tre pikë shumë të rëndësishme për ballshiotët, që ngjiten në kuotën e 13 pikëve, duke lënë për momentin vendin e fundit të renditjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: