Policia greke ka publikuar identitetin e 4 personave të komunitetit rom, të shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së foshnjës dhe tentativë vrasje ndaj prindërve të tij. Bëhet fjalë për ngjarjen e 1 nëntori te këtij viti, kur në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti. Ka qenë një automjet tjetër që është ndalur paralel me mjetin tip “Peugeot” ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, së bashku me vajzën dhe djalin e tyre 5-vjecar, nga ku kanë zbritur dy persona të cilët kanë hapur zjarr. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur e më pas ka ndërruar jetë fëmija 5-vjecar A. A, i cili kishte marrë një plumb në kokë.

4 personat e shpallur në kërkim janë romë nga Shqipëria. Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushëriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se familja e 5-vjeçarit ka pasur mosmarrëveshje lidhur me drogën me autorët e dyshuar. Sipas informacioneve, mes tyre kishin ndodhur edhe tre incidente të tjera të ngjashme. Sipas mediave greke, ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, ku ka pasur një shkëmbim të shtënash me armë. Një vit më vonë ka pasur një tjetër në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.

Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën./Astynomia/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: