Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme pas sulmit në Zubin Potok ku u dëmtua kanali kryesor i Ibër -Lepencit tha se nëse nuk riparohett shpejt rrezikon që një pjesë e vendit të mbetet pa energji elektrike sot.
Ai ka thënë se ky është një sulm kriminal dhe terrorist.
“Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike dhe ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike. Sulmi është kryer nga profesionist. Ne besojmë se vjen nga banadat e dirigjuara dhe orkestruara nga Serbia, në rastin konkret duke përdorur një sasi të madhe. Nëse dëmi nuk riparohet nje pjesë e Kosovës rrezikon të mbetet pa energji që sot në mëngjes”, tha Kurti.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi.