“Transfermarkt” në vitet e fundit është shndërruar në një media, ku të gjithë bazohemi sa i përket vlerave të lojtarëve. Me derbin përpara, vendosëm të ndërtojmë 11-shen më të shtrenjtë me lojtarë të Tiranës dhe Partizanit, por ç’është e vërteta, ka një dominim të frikshëm të Partizanit.

Të vetmit lojtarë bardheblu që arrijnë të thyejë konkurrencën dhe të bëjë pjesë në formacionin më të shtrenjtë të derbit të së dielës, janë Qëndrim Ismajli si mbrojtës i majtë dhe Ermal Meta në mesfushë. Edhe në sulm ka një konkurrencë mes Zharmunit, Bintsukës dhe Mba. Të tre vlejnë nga 300 mijë euro, por në këtë rast do të përfitonte Bintsuka për shkak të moshës së tij më të re, njëjtë si Meta me Redon Ismailin në mesfushë.

sdfdsffdsdfsfddsfdssdffds

Ky rreshtim përbëhet i gjithi nga lojtarë të Partizanit, çka tregon edhe situatën me të cilën përballen skuadrat në këtë derbi të radhës, i dyti për këtë sezon. Gjithsesi, duhet thënë se jo gjithnjë fitojnë ata me vlerë më të lartë, sidomos kur luhet një ndeshje derbi. Vlera e Partizanit në merkato është 5.75 milionë euro, kundrejt 4.45 milionë euro, saç është vlera e Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb