Zelimkhan Abakarov, mundësi rus i cili mori një medalje historike për Shqipërinë, të parën të artë në këtë sport në një veprimtari tejet të rëndësishme si botërori erdhi në një rrëfim për jetën, familjen dhe objektivat sportiv në Fitstation në News24 me moderatoren Çenkuela Hasa.

“Kam filluar të merrem me mundje që vitin 2000. Jam fëmija i madh i familjes time. Jam i martuar dhe kam një djalë 4 vjeç. Nuk dua që djali të ndjek rrugën time, nuk dua të bëhet mundës sepse unë në kaq vite nëse do mblidheshe bashkë koha që kam kaluar me familjen, do ishte një vit. As unë nuk do zgjidhja mundjen nëse do të kthehesha pas në kohë. Gruaja dhe djali im kanë ardhur disa herë në Tiranë, kur ata vinë këtu ne jetojmë me qera. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj më ka premtuar shtëpi por ende nuk e kam marrë. Uroj ta marr sa më shpejt që dhe familja ime të vi e të jetojmë në Tiranë të gjithë bashkë”- tha Abakarov për shikuesit e News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb