Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka komentuar lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, duke e cilësuar këtë si një fitore për të gjithë shqiptarët.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Vokshi u shpreh se ky vendim ishte një triumf i të vërtetës dhe ligjshmërisë, duke falënderuar qytetarët dhe simpatizantët e PD për mbështetjen e tyre ndaj Berishës.

Vokshi shtoi se nuk e priste këtë vendim, duke qenë se më parë ishin marrë vendime sipas saj të njëanshme që minojnë të drejtat dhe liritë në vend.

“Ishte një ditë e mirë për të gjithë simpatizantët e PD, por jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shqiptarët sepse triumfoi e vërteta. Lirimin e tij e sollën disa faktorë. E para është rezistenca e shumë simpatizantëve dhe qytetarëve. Ata qëndruan në mbështetje të Berishës dhe misionit të tij për të vërtetën dhe ligjshmërinë.
Unë personalisht nuk e prisja sepse ishim mësuar me një varg vendimesh të njëjta. Ndaj them që është një vendim i vonuar. Janë mbi 300 ditë sakrifice për Berishën dhe opozitën. Në Shqipëri mungojnë të drejtat dhe liritë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb