Anis Mehmeti tregon klasin në Angli. Sulmuesi shqiptar i mahniti të gjithë në sfidën kundër Plymouth, pasi ishte ai që solli golat e rezultatin 3-0 për Bristol Cityn.
Mehmeti asistoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 57-të. Më pas kishte rezervuar dy gola personal, që erdhën respektivisht në minutën e 62-të dhe 70-të. Festa po ashtu ishte e veçantë para tifozëve të tij.
23-vjeçari shkon kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionat. Mehmeti po bën mjaft mirë me Bristol City teksa janë luajtur 18 javë kampionat në Championship.
(J.S/BalkanWeb)