Në “Arenën Kombëtare”, Partizani dhe Tirana sfidojnë njëra-tjetrën të dielën në orën 19.00, në derbin e vlefshëm për javën e 15-të. Para ndeshjes, trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinovic tha se e ka analizuar në detaje kundërshtarin, por nuk preferoi të tregojë strategjinë që do ndiqet.
Si e prisni derbin ndaj Tiranës, atmosfera në skuadër?
Atmosfera është e njëta si përpara çdo takimi. Djemtë janë gati për të luajtur. Nesër do të luajmë përballë një skuadre të madhe si Tirana. Mendoj që është një vendim i drejtë i Federatës që kjo ndeshje do të luhet me tifozë. Eshtë diçka shumë e mirë pasi të gjithë do të jenë pjesë e kësaj ndeshje speciale të futbollit shqiptar. Mesazhi im për të gjithë ata që do të jenë nesër present në këtë derbi duhet të mendojnë vetëm një gjë, është një mbrëmje festive për kryeqytetin dhe Shqipërinë.
Gjendja e skuadrës?
Duhet të presim të zhvillojmë edhe seancën e fundit stërvitore, për të mësuar më pas kush do të jetë gati nesër për ta nisur ndeshjen.
Ndryshimi i trajnerit te Tirana?
Mendoj që nuk është korrekte nga ana ime të komentoj çfarë ndodh brenda klubeve të tjera. Unë jam pjesë e Partizanit . Duhet të mendoj vetëm rreth skuadrës tonë dhe jo për ato gjëra që ndodhin jasht klubit tonë. Jam i sigurtë që Tirana është një klub i madh me shumë traditë dhe histori. Jam i bindur që njerëzit brenda klubit të Tiranës kanë idetë e tyre të qarta për vendimet që marrin. Por ne duhet të mendojmë për vetën tonë dhe vetëm për Partizanin.
E kam thënë edhe më parë që ky kampionat është si një maratonë. Ne duhet të mendojmë hap pas hapi dhe ndeshje pas ndeshje për të marrë 3 pikët e radhës. Deri në fund të kampionatit rruga do të jetë e gjatë. Tirana është një prej klubeve të mëdha në Shqipëri dhe është konkurente së bashku me Dinamon, Egnatian, Vllazninë. Në këtë moment duhet të jemi të kujdesshëm dhe ti marrim gjërat hap pas hapi. Duhet të përqëndrohemi vetëm te vetja jonë dhe idetë tona.
E keni analizuar Tiranën. Pikat e dobëta dhe të forta të kundërshtarit?
Sigurisht që e kemi analizuar. Puna jonë është ti analizojmë të gjithë kundërshtarët. Por nuk mund tju them strategjinë që do të përdorim nesër. më mirë ta mbajmë brenda familjes. Do ta shikojmë nesër si do të funksionojë strategjia që do të përdorim. Kemi respekt për kundërshtarin. Edhe ata na kanë analizuar ne. Unë i respektoj të gjithë ekipet kundërshtare.
(J.S/BalkanWeb)