Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë pasdite në Ndroq të Tiranës.

Siç raporton gazetari Igli Çelmeta për BalkanWeb, viktima ka qenë në tavolinë në lokal dhe autori sapo është futur në lokal, është ulur në tavolinë tjetër.

Më pas, viktima i është afruar, aty kanë debatuar dhe Julian Gjoshi e ka qëlluar. Autori dhe viktima kanë njohje me njëri-tjetrin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb