Detaje të tjera janë mësuar për vrasjen e Alfred Dedjes sot në Ndroq të Tiranës.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se përpos autorit Julian Gjoshi, edhe Dedja ka qenë i armatosur.
Policia i ka gjetur Dedjas një pistoletë në trup. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak.
Pista kryesore ku po heton policia është një konflikt i mundshëm që ka pasur viktima dhe autori me njëri-tjetri së fundmi, pasi njiheshin.
(Balkanweb)