Analisti Genc Burimi, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar lirimin e kreut të PD Sali Berisha nga ana e GJKKO-së.

Burimi tha se lirimi i Berishës është pasojë e presionit ndërkombëtar. Sipas Burimit, ndërkombëtarët janë “zgjuar” pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës. Sipas tij, në Shqipëri është problem fakti që zgjedhjet që mbahen janë të manipuluara.

Genc Burimi: Lirimi i Sali Berishës është pasojë e një presioni ndërkombëtar. Ndërkombëtarët u zgjuan pas zgjedhjes së Donald Trump. Ndërkombëtarët herë pas here ndërhyjnë në vend. Ndërkombëtarët nuk kanë dëshirë që të shikojnë një Shqipëri në gjullurdi. Sa më normalitet të ketë në opozitë, më mirë është për demokracinë, që zgjedhjet mos të kontestohen.

Nëse “kapiteni” i një ekipi rikthehet në fushë (siç ndodhi me rikthimin e Berishës) kjo i jep entuziazëm në fushë skuadrës, por kjo nuk garanton fitoren. Duhet që zgjedhjet mos të jenë të manipuluara dhe këtë e thonë raportet ndërkombëtare. Në Shqipëri është bërë sport kombëtar që partia në pushtet përdor taksat e shqiptarëve për favor të saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb