Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, ka analizuar ngjarjet e fundit në Kosovë, duke i vendosur ato në një kontekst më të gjerë gjeopolitik.
Duke iu referuar aktit të fundit terrorist në veri të Kosovës, Biserko thekson se ky incident ka vendosur Ballkanin Perëndimor në vëmendjen kryesore të sigurisë për Perëndimin raporton Danas.
Ajo shton se reagimi i shpejtë i Perëndimit në mbështetje të qeverisë së Kosovës tregon se qendrat e inteligjencës europiane mund të kenë informacione për organizatorët e sulmit.
“Akti terrorist në Kosovë duhet parë në atë kontekst evropian. Fakti që Perëndimi reagoi me shpejtësi dhe mbështeti qeverinë e Kosovës është shumë tregues sepse qendrat evropiane të inteligjencës ndoshta kanë informacion se kush qëndron pas atij akti”, deklaroi Biserko.
Biserko vëren se situata aktuale vendos Serbinë në një pozitë të ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh trazirat e brendshme dhe protestat në vend.
Ajo sugjeron se Vuçiç mund të përdorë incidentin për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, ndërsa njëkohësisht përpiqet të përfitojë nga fitorja e Trumpit dhe ndryshimet e mundshme në politikën ndërkombëtare.