Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Lezhë. Një 45-vjeçar i identifikuar si Mondi Gjoka është plagosur në afërsi të fshatit Grykë Zezë. Ai është dërguar me urgjencë tek Trauma.

Sipas burimeve, 43-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në një bar në fshatin Grykë Zezë. Ndërkohë policia po heton edhe pista të tjera të mundshme, duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe të afërm.

INFORMACIONI ZYRTAR
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: