Kujtim Hoxha, ekspert për pensionet ka qenë sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për skemat e pensioneve si dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve.

Hoxha tha se ka kohë që flitet për një ndryshim të skemës së sigurimeve shoqërore dhe ndryshimi i skemës ka synim që të mbyllë hendekun mes të ardhurave dhe shpenzimeve i cili në mënyrë të vazhdueshme ka qenë konstant.

Qytetari: Jam një qytetar nga Vlora dhe banoj në Himarë. Kam punuar në punime nëntokësore tuneli Porto Palermo. Më është kërkuar një vërtetim nga regjimenti. Ata e lëshuan vërtetimin duke deklaruar punimet nëntokë.

Sigurimet nuk ma japin pagesën sepse thanë që ne nuk e njohim tunelin si punim nëntokë. Më kanë lënë me 53 mijë lekë të vjetra pension. Kam 15 vjet e 7 muaj.

Hoxha: Sot në sistemin e sigurimeve shoqërore trajtohen në disa në ligje për punimet nëntokë. Janë punë të kryera për fortifikime, por ligjet janë shprehur ekzaktësisht siç po ju them, ligji 86-85 ka qenë për punëtorë që kanë punuar në miniera në nëntokë. Nuk futet këta që kanë punuar në fortifikime. Kanë qenë punë të vështira. Për sa i përket pensionit, simbolik, shumë të vogël. Duke e krahasuar me vjetërsinë e punës sa ka punuar është shumë pak me vitet që i nevojiten. Nuk u shpreh qytetari për kohën kur ka nisur pensioni.

Qytetarja: Ligji skandaloz. Si mund të shtohet dhe 4 muaj çdo vit. Si e do kjo qeveri, ta marrë një muaj dhe të vdesë? Është absurde të bëhemi njësoj me burrat. Vjetërsi pune nuk ka, ca i marrin, ca i heqin. Sa po vjen po e shtrëngon këtë popull.

Hoxha: Ligji parashikonte dhe kushtet kur dilnin qytetarët në pension. Nga 30 vjet që ishte në 1993, duke vazhduar me skemat, duke u zhdukur dhe koncepti i punëve të vështira, në vitin 2013-2014, burrat dilnin 65 vjeç, ndërsa për gratë, ligji famëkeq, 104/2014, i përkeqësoi treguesit dhe pritshmëritë e qytetarëve, duke u shtuar që në vitin 2015 e në vazhdim nga 4 muaj vjetërsinë e punës, u duhet 38 vjet e 4 muaj, pra 8 vjet më shumë se atyre që kanë dalë në pension para 2014. Po kështu, nënat me shumë fëmijë, ligji i vjetër parashikonte të merrnin një pension 50 vjeç, ndërsa sot ka shkuar 55 vjeç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb