Bota e futbollit, për mbi të gjitha Italia, përjetuan momente frike, ankthi dhe pasigurie, ku në mënyrë të papritur Edorado Bove, futbollisti i Fiorentines u shemb në tokë në minutën e 17-të gjatë takimin kundër Inter.
Ndërhyrja e shpejtë e lojtarëve, stafit mjekësorë, dhe me pas e mjekëve në spitalin Careggi, shmangën një tragjedi të rëndë. Zyrtarisht, sipas raportit të parë mjekësor, Bove pësoi një arrest kardiak. Për fat të mirë, futbollisti italian nuk ka pësuar dëme në sistemin nervor dhe kardiak, është në gjendje të qëndrueshme, i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut për jetën.
Bove kaloi natën i qetë në spital, i vetëdijshëm për gjithçka ka ndodhur, i aftë edhe t’i përgjigjet pyetjeve. Sigurisht, futbollisti 22-vjeçar do të qëndrojë në spital, në kujdesin e mjekëve. Ky moment i rëndë është një tjetër “kambanë alarmi” për botën e futbollit pasi raste të tilla jo vetëm që vijojnë të jenë prezentë, por po shtohen gjithnjë e më shumë.
E gjitha Italia, mediat, opinioni u bashkuan me dramën që ndodhi me Edoardo Bove: “Frikë për Bove, apo të gjithë me ty”, ishin disa nga titujt kryesorë në të përditshmet sportive. Në lidhje me ndeshjen e ndërprerë, Fiorentina-Inter, gjithçka do të nis në minutën e 17-të, por do të rifilloi në 2025, për momentin diskutohet në shkurt.
(BalkanWeb)