Blero ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku iu përgjigj disa pyetjeve personale dhe intriguese.
Një nga pyetjet që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij – Teutën, Afronën ose Bebin.
Blero u tregua i hapur dhe tha se do të përgjigjej sinqerisht. Ai deklaroi se në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta.
“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”- tha Blero.