TIRANE

Blogerja Sarah Berisha dhe DJ PM po shijojnë prej disa vitesh një romancë dashurie. Dyshja, të cilët filluan lidhjen që nga Big Brother VIP Albania, janë shumë të dashur për publikun.

Ndonëse shpesh është diskutuar, ata nuk kanë bërë akoma ndonjë fejesë apo martesë. E ftuar në “Goca dhe Gra”, Sarah thotë se nuk ka marrë akoma një propozim dhe se nuk e di kur.

E njëjta mendoi se DJ PM do t’i propozonte gjatë pushimeve të tyre në Amalfi të Italisë.

“Nuk e di se kur do të më propozojë, shpresoj që ta shoh këtë intervistën. Mendova nuk e di pse, kur ikem në pushimë në Itali mendova unë nuk ia kam thënë, po e them për herë të parë. Por ja që nuk ndodhi, nuk është problem”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Është më bukur të më propozoi djali. PM nuk është se hyn te personat romantik, por ndonjëherë bën ndonjë gjë që më habit”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: