Clevland Cavaliers merr revansh, teksa mposht kampionët e NBA në fuqi Boston Celtics me shifrat 115-111. Ishin Celtics ata të cilët i shkaktuan CAVS humbjen e parë sezonale disa javë më parë, ndaj kësaj radhe vendasit me mbështetjen e gjerë të publikut të tyre në Ohaio, arriti të fitonte një sfidë në fakt që ishte tepër e ekuilibrua. Ndeshje rezultoi të kishte rivalitet deri në fund, ku për Cavaliers shkëlqeu Donovan Mitchell me 35 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pkët e Tatum për Celtics.
Në kahun tjetër të NBA, Houston mundi 119-116 Oklahoma dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë renditjen në Perëndim. Fred van Vleet me 38 pikë ishte lider për Houston. Ndërkohë 32 pikët e Shai Gilgeous-Alexander rezultuan të pamjaftueshme për Oklahoman.
Fitore në sekondën e fundit korri ekipi i Lakers, që mundi 105-104 Utah Jazz. Dyshja Davis-James udhëhoqi kalifornianët, duke realizuar 60 pikë së bashku.
Fitore të rëndësishme korri skuadra e Clippers, që mundi 126-122 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. James Harden me 39 pikë e 11 asist bëri diferencën në fushë. Triplet double arriti të realizonte edhe Nikola Jokiç për miqtë, po pa mundur dot të ndikonte për të thyer Clipers.
Jashtë fushe fiton skuadra e Dallas, që triumfoi 137-131 ndaj Portland falë 36 pikëve e 13 asist të Luka Doncic, i cili ishte protagoniste për Mawsericks edhe njëherë tjetër.