Policia Kufitare në Morinë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetas të Kosovës, një 32-vjeçar dhe një 22-vjeçar, pasi dyshohen për “mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Dy shtetasit nga Kosova janë kapur me 18 mijë franga zvicerane dhe mbi 9000 euro.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë E. H., 22 vjeç dhe D. H., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këta shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin E. H. dhe pasagjer shtetasin D. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur 18 000 franga zvicerane dhe 9 150 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia Kufitare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: