Sot, të rinj nga Europa, por edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara Kryeministrisë kundër marrëveshjes për emigrantët mes vendit tonë dhe Italisë.

Aktivistët shqiptarë dhe të huaj janë mbledhur për ta kundërshtuar marrëveshjen, e cila parashikon ndalimin e emigrantëve nga vendet e Treta në Shqipëri, përpara riatdhesimit të tyre. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se protesta e tyre po vijon para ambasadës italiane, dhe më pas tek delegacioni i BE-së.

Kjo iniciativë është pjesë e një lëvizjeje të gjerë të promovuar nga Rrjeti kundër Burgosjes së Emigrantëve, duke bërë thirrje për rrezikun nga praktika të tilla.

Qasja e ndjekur në marrëveshjen për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, sipas tyre, përbën kërcënim për lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për azil, dy liri themelore për demokracinë europiane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb