Derbi i djeshëm pa që katër nga zëvendësimet për Tiranën të ishin të detyruara. Tirana duket klubi më i prekur sa i përket këtij problemi, pasi tre prej të dëmtuarve ishin nga kampi i bardhebluve.
Gjumsi u dëmtua në shpatull, ndërsa Meta dhe Zharmuni lanë lojën për probleme muskulore. Te Partizani i dëmtuar doli Kote, gjithashtu për problem muskulor. Sot pritet të qartësohet saktë gjendja e këtyre lojtarëve.