Dëmtimet e shumta kanë detyruar Real Madridin që të mendojë për ndërhyrjen në merkato. Për momentin emri më i përmendur është ai i Alexander-Arnold, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi vështirë se mund të largohet nga Liverpool në merkaton e janarit.

Ideja e re e Los Blancos është ajo e Diogo Dalot. Për mbrojtësin portugez, Manchester United kërkon hiç më pak se 50 milionë euro. Natyrisht, një shifër e lartë, me klubin kampion të Europës që për të bindur “Djajtë e kuq” duhet të bëjnë një sakrificë ekonomike për të përforcuar kështu krahun e djathtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb