Zlatko Dalic është pranë largimit nga pankina e Kroacisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tekniku Dalic ka arritur një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Katarit për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar, teksa konfirmime të tjera priten në ditët në vijim.

Kontrata e “timonierit” me Federatën Kroate vlen deri në vitin 2026, ndërsa deri më tani, ai ka udhëhequr ekipin në 93 ndeshje. Vlen të përmendet se trajneri kroat nuk ështënjë emër i panjohur në Doha, pasi aty ka fituar medaljen e bronztë me Kroacinë, sakaq ka drejtuar më parë Al-Hilal dhe Al-Ain në Lindjen e Mesme.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb