Lela Seferi dhe Leonardo Gashi gjatë ditëve të fundit nuk kanë qenë në ditët më të mira.
Por, të dy bashkë kanë gjetur kohë për të reflektuar në gjithë ato që kanë ndodhur brenda.
Në një bisedë të thellë, Lela u shpreh tek Leo se mbase nuk e di se çfarë është më e mira për të, por meqë ka dalë nga një lidhje shumë toksike e di saktë se çfarë është e keqe për të.
Bukuroshja tha se nuk ka asnjë prapavijë zgjedhja e saj për avantazhin si kapitene e që ishte një masazh për të dhe Vullnetin.
“Këtu nëse unë kisha dalë dhe të kisha zgjedhur ty do të ishte gjëja më bazike, të gjithë do të thonin se vetëm Leon po e zgjedh. Por, unë vetëm gjysmë hapi e bëra ndryshe për lojë dhe dolën fytyrat e të gjithëve”, theksoi Lela.
Leo nga ana tjetër u shpreh se e kupton Lelën veçse e kritikoi për mënyrën e shprehjes që pati ndaj tij.
Ata krejt në fund i kërkuan falje njëri-tjetrit.