Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga automjeti i përdorur nga autori i vrasjen në Ndroq ditën e djeshme.

Nga pamjet duket se grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e shenjave të gishtërinjve në derën e shoferit.

Makina u gjet vetëm pak më parë në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Ngjarja:

Viktima Alfred Dedja rezulton se jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri ai jetonte në Ndroq dhe ishte edhe nga ajo zonë. Sipas burimeve nga policia Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në shtetin Italian për trafik droge.

Po ashtu viktima dhe autori kanë qenë të njohur dhe miq me njëri tjetrin. Pas marrjes së dëshmive nga policia, sipas dëshmitarëve të dy frekuentonin vazhdimisht zonën e Ndroqit dhe lokalin ku ka ndodhi edhe vrasja.

Sa i përket dinamikës së krimit si autori dhe viktima pasi kanë parë njëri tjetrin në ambientet e te njëjtit lokal, fillimisht ka pasur një debat mes tyre dhe sipas hetimeve dhe dëshmivë të dëshitarëve dhe më pas Julian Gjoshi e ka qëlluar me pistoletë Dedjan. Sipas policisë autori ka qëlluar 5 herë dhe 3 plumba kanë kapur viktimën.

Për motivin e krimit sipas hetimeve të deritanishme nga grupi hetimor rezulton se disa ditë më parë ka pasur një sherr mes viktimës dhe autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb