Në bregdetin e Vlorës është shfaqur ai që quhet peshkaqeni-derr.
Sipas specialistëve, kjo specie është e rrallë, gjendet në thellësi mbi 300 m dhe ushqehet krysisht me vezët e peshkaqenëve.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se peshkaqeni-derr ka rënë në rrjeta në zonën e Pashalimanit.
Është për të theksuar se kjo zonë në vazhdimsi ka pasur raste të specieve të veçanta.
Kjo mbase për faktin e rrymave të veçanta që qarkullojnë në këtë zonë.
(BalkanWeb)