Në rubrikën Opionin në News 24 u zhvillua një debat mes deputetit të PS Xhemal Qefalia dhe deputetes së PD-së Dhurata Çupi.

Qefalia tha se qeveria mendon për çdo shtresë shoqërore. Ai u shpreh se pensionistët nuk ndahen në të majtë a në të djathtë, por mendohet sesi ata të marrin më tepër para, që të bëjnë një jetë më të mirë.

Çupi deklaroi se qeveria socialiste nuk ka rritur pensionet që në vitin 2013. Ajo deklaroi se qeveria ka dhënë lëmoshë për pensionistët me bonusin.

Dhurata Çupi: Me bonusin e pranverës po blini votën e pensionistëve.

Xhemal Qefalia: Pensionistët nuk ndahen në të majtë e të djathtë. Pensionistët janë të vështirësi. Kjo që bëni ju është mosbindje politike. Ne mendojmë për shqiptarët, për çdo shtresë shoqërore. Ne do çojmë Shqipërinë në BE. Më 2029 Shqipëria do jetë pjesë e BE-së.

Dhurata Çupi: Nuk keni rritur pensionet që më 2013. Rrisni pensionet, jo të dhuroni bonuse. Ende nuk ka ardhur qeveri më e suksesshme se në vitet 2005-2013. Çmimet janë rritur në nivele tepër të larta. Ju nuk dini të bëni asnjë reformë. Dini vetëm të vidhni e të varfëroni qytetarët.

Xhemal Qefalia: Ne na votojnë qytetarët. Ju luftoni që të jeni pjesë e listave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb