Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin rumun me fanellën e Kluzhit. 27-vjeçari shënoi golin e dytë në triumfin 0-2 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Univ.Craiova.

Korenica u hodh në fushë në minutën e 74-t, teksa në minutën e 87-të arriti të shënonte duke “vulosur” sfidën.  

Meritoni ia dedikoi këtë gol, babait të tij i cili pak kohë më parë ndërroi jetë. “Gjithmonë në zemrën time, prahu në paqe babi”, shkruhej në fanellën e Korenicës. 


 

Për sulmuesin shqiptar të Kosovës, ky ishte vetëm goli i tij i dytë në këtë sezon të ri, teksa ka edhe po aq asistime. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb