Dhurata Çupi, deputete e PD-së, dhe Xhemal Qefalia deputet i PS-së, kanë debatuar në studion e News24, në emisionin “Opinion” lidhur me situatën politike në vend.

Qefalia tha se kërkesa për qeveri teknike nuk bazohet as në Kushtetutë dhe as në ndonjë ligj, ndërkohë që opozita na sjell si shembull Maqedoninë e Veriut. “Në Maqedoninë e Veriut është e sanksionuar në Kushtetutë, Qeveria teknike. Këtu nuk e kemi”, tha Qefalia.

Por Çupi duke iu drejtuar deputetit të PS-së tha “mos u bëni qesharak, ju nuk keni mbajtur asnjë premtim. Më thoni një premtim që keni mbajtur në 12 vjet, nga legalizimet falas te uji 24 orë në ditë. Ku i keni premtimet që keni bërë në çdo fushatë”.

Në vijim Çupi tha se kemi një opozitë të bashkuar që do të fitojë zgjedhjet e 2025-ës.

“Ju ngrini tymnaja për të justifikuar humbjen e rradhës. Me kë jeni në koalicion ju, ku e keni LSI në cili krah e keni?”, u shpreh Qefalia.

Ai tha se kjo mazhorancë ka meritën e madhe të reformës në drejtësi, duke bërë që të gjithë shqiptarët të jenë të barabartë para ligjit.

“S’na shqetësojnë protestat, janë të dobishme për demokracinë, por jo të dhunshme. Si mund të goditen gardistët, policët? Godisni me pëllëmbë atë gardistin që është edhe prind?”, tha Qefalia.

Por Çupi tha se kjo është vetëm propagandë, pasi atë policin që i qan hallin sot mos i vishni një kostum që ka vlerën 3 herë më të lartë se ajo realja. “Rritini pagat atyre policëve”, tha Çupi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: