Ministra e Mbrojtjes hap aplikimet për këdo që është i interesuar të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook udhëzimet e Ministrisë së Mbrojtjes për të gjithë të interesuaruit që duan të punojnë te Forcat e Armatosura. Kreu i qeverisë shkruan se “Forcat e Armatosura hapin dyert për këdo që dëshiron të kontribuojë në sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”.
Aplikimet mund të bëhen online në faqen zyrtare www/mod.gov.al/rekrutim, në seksionet e rekrutimit në qarqe ose në Qendrën e Personel Rekrutitmit pranë garnizonit “Skënderbej” në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
(BalkanWeb)