Meghan Trainor zbuloi se nuk mund të buzëqeshë më për shkak të sasisë së madhe të Botox-it. Gjatë një paraqitjeje në episodin e fundit të podcast-it të saj Workin’ on It, këngëtarja 30-vjeçare tha: “Kam bërë shumë Botox dhe kam nevojë për ndihmë! E dreqosa! Unë kam bërë Botox disa herë… vetëm në ballë”, tha Meghan.

Këngëtarja rrëfyer gjithashtu se i vjen keq që ka bërë mbushës buzësh për ta bërë buzën e sipërme të duket më e plotë.

“Dikush më bindi për buzët e mia të vogla … se mund të bëja një mbushës në buzën e sipërme për t’u dukur bukur dhe e bëra për herë të parë në të gjithë 30 vitet e mia të jetës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por nuk ishte e vërtetë”, tha ajo. “Gjithashtu, nuk mund të buzëqesh më. Shikoni, kaq mund të buzëqesh. … Kudo që shkoj nuk mund të buzëqesh. Fytyra më dhemb nëse buzëqesh, madje edhe kur tentoj.”

Këngëtarja më pas pa kamerën dhe u tregoi shikuesve se sa gjerë mund të buzëqeshte.

“Shikoni, kjo është e gjitha sa mund të buzëqesh”, tha Meghan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb