Ardian Ismajli po luan një sezon pozitiv te Empoli. Mbrojtësi shqiptar ka lënë gjurmë në këtë edicion, teksa po ndihmon skuadrën për arritjen e rezultateve të rëndësishme.
Ismajli është përfshirë në formacionin më të mirë të muajit nëntor në Serie A, nga faqja e specializuar “Who Scored”. 28-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në kampionat për 2024-2025, ndërsa është pjesë e kësaj skuadre q në vitin 2020.
(J.S/BalkanWeb)