Partia Mundësia e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj ka hapur degën e saj në Durrës. Shehaj tha se vendimet e para që do të merrte nëse do të ishte Kryeministër hapja e ekonomisë.
Në një bashkëbisedim të hapur me qytetarët, Shehaj tha se rritja e pensioneve dhe mbështetje për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç.
“Paratë nga buxheti i shtetit do ti jepen pensionistëve, do të rrisim pensionet. Ndërkohë çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japim një mbështetje 1000 euro në vit. Dhe kjo ka një kosto jo më shumë se 150 mln euro në vit dhe këto para do i marrin qytetarët nga buxheti i shtetit, duke mos i dhënë mundësi politikanëve që t’i vjedhin”, tha Shehaj.
Një tjetër premtim i tij ishte që shtresa e ish të të përndjekurve politikë do të merrte dëmshpërblimin që i takon, jo më me këste, pasi kjo që ka ndodhur dhe po ndodh është një turp. Unë do ua jap të plotë dëmshpërblimin”, tha Shehaj.
Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se vetëm bashkë mund t’ia dalim. Shehaj theksoi se në këtë vend duhet një ndryshim rrënjësor. “Më vjen keq për ndarjen e opozitës, por nuk shoh zgjidhje tjetër, këtu duhet ndryshuar me rrënjë”, tha Shehaj.