Dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë në përleshjet mes tifozëve në një ndeshje futbolli në N’Zerekore, qyteti i dytë më i madh i Guinesë.

“Ka kufoma të rreshtuara kudo në spital. Të tjerët janë të shtrirë në dysheme në korridore. Morgu është plot”, mësohet të ketë thënë një mjek për mediat e huaja.

Aktualisht raportohet se janë mbi 100 të vdekur, ndërkohë që tifozët i kanë vënë flakën edhe stacionit të policisë.

“Gjithçka filloi me një vendim të kontestuar nga arbitri. Më pas tifozët pushtuan fushën”, ka thënë një tjetër dëshmitar.

Mediat lokale thonë se ndeshja ishte pjesë e një turneu të organizuar për nder të liderit të Guinesë, Mamadi Doumbouya, i cili mori pushtetin me një grusht shteti të vitit 2021 dhe e ka vendosur veten si president.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb