“Gran Gala”, mbrëmja gala e futbollit italian u “vesh” zikaltër, me Inter që triumfoi në çdo aspekt, kjo ishte e pritshme pasi ekipi i Simone Inzaghi-t dominoi totalisht Serie A një vit më parë.
Nuk kishte asnjë dyshim që ekipi i vitit në Itali do të shpallej Inter, por zikaltërit morën edhe pjesën tjetër të “tortës”, duke nisur nga lojtari më i miri i vitit në Serie A që u shpall Lautaro Martinez. Trajneri më i mirë i vitit u vlerësua Simone Inzaghi.
Gjithashtu Inter ishte dominues edhe në formacionin më të mirë të vitit me plot 7 lojtarë: Sommer, Dimarco, Bastoni, Barella, Calhanoglu, Thuram dhe Martinez. Pjesë e formacionit të ëndrrave në Serie A ishte edhe dy lojtarë të Bologna-s që udhëhoqën ekipin drejt një sezoni historik, Zirkzze dhe Calafiori, të dy tashmë të shpërngulur në Premier League. Kompletojnë 11-shen ideale Koopmeiners dhe Bellanova.
Goli më i bukur i vitit sipas vota ishte ai i Thuram në derbin kundër Milan.
(BalkanWeb)