Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga Maja e Malit të Gramozit në Kolonjë ku dëbora e parë ka sjellë edhe nisjen e aktiviteteve malore, gjithmonë nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar, për të vazhduar një sezon të mbarë turistik dimëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb