Pamjet e Edoardo Bove i cili u shemb në tokë bënë xhiron e botës. Për fat të mirë u shmang një tragjedi, u shmang më e keqja, kjo fal ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, por ky episod është një tjetër moment për të reflektuar. Si është e mundur që atletë të këtij niveli goditen në këtë mënyrë, parimisht duhet të jenë më të kontrolluar, më pak të prekshëm nga arresti kardiak, por pamje të tilla për fat të keq po i shohim gjithnjë e më shumë.
Në nivele të tilla sigurua duhet të jetë më e lartë, por jo gjithnjë respektohen kontrollet mjekësore, fakt që e pranon edhe Ivo Pulcini, aktualisht shefi përgjegjës mjekësor i Lazio-s:
“Në 2019 vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, aktualisht luan ende në Serie A, por ai nuk ishte i përshtatshëm për të luajtur futboll. Lojtarin e vizitova tre herë në klinike pasi asokohe Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, e kërkonte me çdo kusht, por unë i thashë “Jo”, nuk u realizua si transferim”, u shpreh Pulcini për “Il Messaggero”, duke ngritur edhe një herë alarmin që lojtar të pamposhtshëm fizikisht, me probleme, jo në kushtet e duhura për të luajtur, aktivizohen duke anashkaluar paralajmërimet e mjekëve.
(BalkanWeb)