Historia e dashurisë mes Liverpool dhe Mohamed Salah po shkon drejt fundit. Sulmuesi egjiptian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të vijuar me të kuqtë, të paktën edhe për një tjetër vit, por drejtuesit e klubit kanë hezituar deri më tani për t’i ofruar një kontratë të re. Pas fitores kundër Man.City, Salah theksoi se edhe një herë se kjo pritet të jetë ndeshja e tij e fundit kundër “qytetarëve” duke lënë të kuptohet se do të largohet në fund të këtij sezoni, kur i përfundon edhe kontrata.
Salah përfiton te Liverpool 350 mijë sterlina në javë, një shifër shumë e lartë për një 32-vjeçar, pikërisht për këtë fakt drejtuesit e Liverpool kanë hezituar për t’i ofruar një kontratë të re. Sipas mediave angleze, Salah ka pritur këtë periudhë një ofertë të re nga klubi, por Liverpool me sa duket ka plane të tjera pasi po kërkojnë në treg për një zëvendësues.
Salah mendon se mosha nuk është një problem për të, kjo duke iu referuar edhe formës që po kalon këtë sezon. Egjiptiani ka një ëndërr të madhe, të fitojë “Topin e Artë”, ky është mbase sezoni i fundit që mund të bëjë këtë. Shifrat deri më tani janë të kënaqshme, 11 gola në 13 ndeshje në Premier League.
(BalkanWeb)