Disa ditë më parë në Florida, Sabrina Krasniqi vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, dhe më pas ia mori jetën vetes. Në një intervistë për New York Post vëllai i Pajtimit, Arbeni, tha se kanë parë “shumë shenja dhe tani gjithçka merr kuptim”.
“Por ata ishin të dashuruar dhe në një milion vjet nuk mund të mendonin që një gjë e tillë mund të ndodhte”, tha Arben Krasniqi.
Ai shtoi se kunata e tij po e tradhtonte Pajtimin. “Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori mirë këtë. Ajo vendosi që t’ia marrë jetën vetes dhe ajo vendosi që t’ia merrte jetën edhe vëllait tim”, tha ai.
Arbeni tha se Pajtimi ishte shumë punëtor: “Nëna ime është e shkatërruar. Ne e humbën dikë që është shumë i dashur, shumë inteligjent dhe shumë punëtor dhe është thjeshtë i pazëvendësueshëm- dhe që e la të gjithë familjen të shkatërruar”.
“Vëllai im ishte plot jetë. Ai ishte plot ambicie. Ai ishte plot dashuri. Dhe të gjitha këto na janë marrë nga një veprim egoist i një personi.”