Me Hadroj dhe Rrapaj që priten të largohen nga Partizani, të kuqtë nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur të mendojnë për merkaton e janarit. Kryeqytetasit dëshirojnë të përforcojnë repartin e avancuar dhe duket se kanë “piketuar” profilin ideal.
Sipas “Panorama Sport”, Partizani synon që të afrojë ish-sulmuesin e Tiranës, Redon Xhixha, i cili prej vitesh luan në Azerbajxhan te Qarabag. Xhixha ka një marrëveshje deri në vitin 2026 me Qarabag dhe ka një pagë të lartë, çka bën që objektivi më i arritshëm të jetë huazimi. 26-vjeçari ka realizuar 2 gola në 8 ndeshje këtë sezon.
(J.S/BalkanWeb)