Rita Ora është shfaqur të hënën në ‘British Fashion Awards’ në Royal Albert Hall në Londër dhe ka befasuar shumë me paraqitjen e saj në tapetin e kuq.

Këngëtarja 34-vjeçare ka treguar imazhin e ri me një pamje të transformuar.

Në tapetin e kuq, ajo ka pozuar me një kostum të gjerë dhe përveçse ka ndriçuar vetullat, ka treguar edhe frizurën e re – që ishte hit në vitet 80 dhe duket se tashmë është kthyer në modë.

Rita është shfaqur me një xhaketë gri të gjerë, pantallona të gjera dhe një këmishë, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me grim të theksuar dhe bizhuteri. Ajo u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve me nënën e saj, Vera Orën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meqë ra fjala, këngëtarja me origjinë nga Kosova shfaqet shpesh në tapetin e kuq me dukje të guximshme dhe disa herë ka zemëruar serbët me deklaratat e saj për Kosovën.

Ky model është një nga frizurat më të urryera dhe për këtë flet edhe origjina e emrit të këtij modeli flokësh. Domethënë, në anglisht quhet “mullet”, që vjen nga fjala “mullethead”, e cila përdorej për të përshkruar idiotët në shekullin e 19-të, dhe në Evropë ishte i popullarizuar në mesin e futbollistëve.

Meqë ra fjala, të tillë kanë pasur edhe: David Bowie, Rod Stewart, Keith Richards dhe Paul McCartney në vitet ’70.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: