Tirana ka mbyllur kapitullin derbi dhe po mendon vetëm për Skënderbeun. Skuadra bardheblu duhet të spostohet në Korçë për sfidën e ditës së enjte që luhet në orën 17:00, por më parë duhet të zgjidhë hallet.
Si fillim Dembele, u ndëshkua me të verdhë në sfidën me të kuqtë dhe sipas FSHF-së ai ka plotësuar numrin katër të kartonëve. Në këto kushte francezi do të jetë mungesë për takimin që do të luhet për llogari të javës së 16-të. Veç Dembelesë, për kartonin e katërt në sfidën pasardhëse, atë me Teutën, rrezikojnë Mici, Gjumsi dhe Kola.
Problemi tjetër që shqetëson Gugash Maganin janë tre lojtarët e lënduar në derbi. Bëhet fjalë për Zharmunin, Gjumsin dhe Metën. Për ta, vetëm sot do të ketë një vendim përfundimtar nëse do të luajnë apo jo në takimin ndaj korçarëve.
Të tre janë titullarë të Tiranës dhe humbja qoftë e njërit do të shqetësojë jo pak trajnerin e bardhebluve, i cili vetëm në sfidën me Partizanin, pa një skuadër të plotë dhe pa të dëmtuar.