Ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.

MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez, Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve.

Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat.

Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb