Një ari u bllokua dhe më pas u vra pas një qëndrimi dyditor në një supermarket në Japoni.
Siç njoftoi sot “Kyodo News”, autoritetet përdorën mjaltë, mollë dhe bukë si kurthe ndërsa ariu u kap në një zonë magazinimi në pjesën e pasme të një supermarketi që ndodhet në qytetin e Akitës.
Ariu, i cili u ndal në seksionin e mishit, hyri në supermarket të shtunën në mëngjes, kur stafi po përgatitej për fillimin e punëve të përditshme.
Sipas policisë, një punonjës 47-vjeçar u sulmua nga ariu dhe pësoi lëndime në fytyrë dhe lëndime të tjera.