Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, në një intervistë me Skype në News 24 foli për projekt-buxhetin 2025.

Buxhuku deklaroi se buxheti është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike, duke shtuar se është i dobët nga ana profesionale. Sipas Buxhukut, PS mendon se e ka të lehtë fitoren, prandaj dhe debatin për projekt-buxhetin e ka marrë lehtë.

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë: Është buxhet afër 8.2 miliardë euro. Projektbuxheti është bërë i shkëputur nga politikat ekonomike. Shqipëria ka pensionet në nivele tepër të ulëta. Nëse ka rritje ekonomike, kjo duhet të reflektohet në mirëqënie më të mirë të qytetarëve.

Paratë që jepen për pensionet për politikën konsiderohen “para të humbura”. Shqipëria ka nevojë për debat për analizën ekonomike në vend. Ky është buxhet i dobët nga ana profesionale, ngaqë PS pret fitore të lehtë në zgjedhje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb