Eksperti i energjitikës Azmer Duleviç, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi buxhetin 2025.

Duleviç deklaroi se shtresat në nevojë dhe pensionistët nuk do kenë përfitim. Ai shtoi se paratë janë aty, por se keqmenaxhohen dhe me to abuzohet.

“Në këtë projekt-buxhet nuk arrihet minimum jetik. Shtresat në nevojë nuk do kenë përfitim direkt. Nuk ka rritje pensionesh. Bujqit nuk do kenë subvencione, nuk do kenë përmirësim në infrastrukturën e tyre. Kjo do të thotë se do ketë import produktesh, që do të thotë se do të hidhen sërish produktet në rrugë.

Në buxhet nuk është thënë sesa do ulet çmimi i energjisë, që është sot më i larti në rajon. Rrugët janë llogariten se do ndërtohen me çmime tepër të larta. Paratë janë, por keqpërdoren. Paratë janë pra, por ka keqmenaxhim dhe abuzime”, deklaroi eksperti Duleviç.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb