Ylli egjiptian i Liverpool, Momo Salah shkaktoi bujë të madhe në Angli dhe jo vetëm, teksa pas fitores 2-0 ndaj City, u shpreh se ajo mund të ishte ndeshja e fundit ndaj skuadrës nga Manchesteri.
Pikërisht për këtë çështje, ka folur trajneri i Liverpool, Arne Slot, i cili nuk heziton të bëjë shaka.
“Ndoshta Mo di më shumë për 115 akuzat që janë bërë, kështu që ai pret që ata të mos jenë në Premier League sezonin e ardhshëm”- tha Slot, duke sjellë në kujtesë faktin që Manchester City rrezikon rënien nga kategoria për shkak të problemeve me Fair Play Financiar.
(J.S/BalkanWeb)