Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një grua 33 vjeçare, nënë e tre fëmijëve të mitur, e cila për më shumë se 12 vjet ka qenë në martesë. Aktualisht, e reja rrëfen se shkak i divorcit me bashkëshortin është bërë problemi i banesës në të cilën jetuan prej vitesh, por pas shembjes nga tërmeti ata mbetën në qiell të hapur. Pikërisht mes tyre nisën zënkat dhe debatet, të cilat çuan çiftin deri në seancat e divorcit.

E reja rrëfen një jetë plot peripeci e sakrificë, ku veç të tjerash ajo tregon se institucionet përkatëse e kanë neglizhuar rastin e saj dhe të tre fëmijëve. Ndiqni rrëfimin…

Gruaja: Mua nuk më ka ardhur keq ndonjëherë për veten për divorcin, por më vjen keq më shumë për fëmijët. Kemi pasur grindje të vazhdueshme me bashkëshortin. I thashë burrit që nuk mundem dot që ta shtyj më, nga konfliktet e shpeshta. Djali ka pasur probleme shëndetësore, për shkak na na munguar ekonomia. Bashkëshorti nuk e pranonte ndarjen. Por, kur acarroheshin prapë raportet, thoshte shko kërko divorc. Ai nuk e besonte dot që unë kisha kërkuar divorc në gjykatë. Kemi bërë tre seanca, por se janë mbyllur, sepse kemi rregulluar raportet disi. Situatat janë normalizuar disi.

Unë dua shtëpinë aty ku e kisha, se nuk mundem dot në banesa sociale. Unë e kam kritikuar bashkëshortin se përse e ke marrë banesën pa letra. Ka qenë ekonomia që na solli në këtë gjendje. Tani jam pak më e qetë në raport me bashkëshortin. Unë i kërkoj që ai të jetë një mendim me mua. Unë jam e rënduar psikologjikisht, sepse nuk kam mundësi të paguaj qiranë, për shkak se jemi në situatë të keqe ekonomike. Por siç e thashë, tashmë situata me burrin është qetësuar disi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb