Brukseli nisi sezonin e festave me një shfaqje dritash spektakolare në Grand Place, me ndezjen e dritave tw pemës së Krishtlindjes dhe një performancë nga koret muzikore. Kryeqyteti belg shpreson të kapërcejë shifrën e vitit të kaluar prej 4 milionë vizitorësh, sipas mediave lokale. Shfaqe do tw ketw gjatw gjithw dhjetorit dhe do të përfundojë më 5 janar 2025.

Dritat e Krishtlindjeve ndriçuan rrugët dhe ndërtesat në qendër të Barcelonës të premten (29 nëntor), duke nisur sezonin festiv. Njw banore e qytetit tha se dritat ishin “spektakolare” dhe i dhanë jetë qytetit.

“Eshtë spektakolare! Këto drita i sjellin jetë qytetit. Na lidhin me Krishtlindjen, me festime të rëndësishme. Eshtë emocionuese. Të bën të dëshirosh të vish në Barcelonë me familjen dhe miqtë, dhe të bëni fotografi. Vërtet e mrekullueshme.”

Me këngë, ceremoni dhe një numërim mbrapsht, kryeqyteti i Sllovenisë Ljubljana ndezi dritat e Krishtlindjes. Kryetari i bashkisë së Lubjanës, Zoran Jankoviç, i uroi fat qytetit të tij përpara se të shtypte butonin që ndriçoi qytetin dhe gëzoi personat e pranishëm. Dekorimet përfshinin drita me temë hapësirën, yje dhe disqe fluturuese.

“Shoh që fëmijët janë të lodhur, prandaj le t’i ndezim dritat, me pas shkoni merrni një çokollate te ngrohte ose një akullore të ftohte dhe pastaj drejt ne shtëpi per te fjetur. Prandaj të uroj fat e dashur Lubjana, qyteti me i bukur ne bote.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb