Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në emisionin “Opinion” në News24 tha se mazhoranca ka rrëzuar të gjitha amendamentet që ka propozuar opozita lidhur me projekt-buxhetin.

Tabaku tha se opozita përmes amentamenteve paraqiti alternativën e saj për 4 fushat kryesore : arsimin, pensionet, shëndetësinë dhe bujqësia.

“Dhënia e amendamenteve tregon një orientim për buxhetin e ardhshëm të shtetit, se si mund të jetë ai në qeverisjen e PD.

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të refuzohen amendamentet në këtë mënyrë.

janë refuzuar në bllok dhe ka pasur njëlloj arrogance. Nuk kam dëgjuar alternativë nga ana e qeverisë, janë diskutime njëlloj si 5-6 vjet më parë”, tha Tabaku.

Ajo u shpreh se opozita në tërësi kishte propozuar 55 amendamente, që janë refuzuar nga mazhoranca.

Lidhur me projektbuxhetin, tabaku tha se në të nuk parashikohet një fond për pensionistët, ndërkohe që shëndetësia, bujqësia janë të nënfinancuara.

“ Çdo pensionist kërkon një pagesë të përhershme, jo të përkohshme. U ndjeva fatkeq kur 51 mijë pensionistë nxituan brenda një dite të tërheqin bonusin. Kjo është një situatë që tregon se nuk ka vend as për tu mburrur as për vetëkënaqësi.

50 % e pensionit shkon për ushqime, çmimet e të cilave janë rritur 55 %. Dhënia e një bonusi, qoftë ky bonues edhe më i madh se ai i zakonshmi,  nuk e justifikon harresën 11 vjeçare.

A e dini që po të dalësh sot në pension merr 14 % më pak se po të dilje 10 vjet më parë”, tha Tabaku.

Sipas deputetes demokrate sot pyetja që ngrihet është se kush del i fituar nga ky buxhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb